Flash News

E-TJERA

Ligj për tatimin e profesioneve të lira/ “Problemet janë më të thella” shprehen kontabilistët

Ligj për tatimin e profesioneve të lira/ “Problemet janë

Në datën 16/05/2022 Ministria e Financave dhe Ekonomisë doli me një deklaratë për shtyp përmes së cilës njoftonte se nga 1 qershor ky institucion do të paraqesë një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat që synon të targetojë profesionet e lira.

“Procesi i konsultimit publik për ligjin e tatimit mbi të ardhurat do të fillojë më 1 qershor. Është revolucion për deklarimin e të ardhurave personale. Drafti i ri për të ardhurat personale për tatimin e të vetpunësuarve do të publikohet për pak ditë. Do të ketë disa elementë të shtuar në deklarimin e të ardhurave, ligj i plotë që vjen në kohën e duhur.”u shpreh Ministrja Ibraimaj.

Kujtojmë se deklarimin I pagave është një problematikë e mbartur ndër vite për të cilën edhe më herët është lënë një afat nga vetë Kryeministri Rama. Në një takim me gazetarët në dhjetor të vitti 2021 Rama theksoi se administratorët e mediave dhe bizneseve kanë afat deri në 20 janar për të bërë deklarimet e sakta, në të kundërt përballen me burg. 

“Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime mosbesuese, duke iu kërkiuar që të vetërregullohen deri në 20 janar, që është data e deklarimeve të reja. Në rast mosrregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe shkon në burg. Në këtë aspekt ne faktikisht kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të presim gradualitet sepse kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për vetërregullimin”- deklaroi Kryeministri Rama. 

Lidhur me këtë deklaratë dërguam një kërkesë për informacion Ministrisë së Financave për të mësuar se çfarë ishte bërë që nga janari I këtij viti.

Ligj për tatimin e profesioneve të lira/ “Problemet janë

*Kërkesa dërguar Ministrisë së Financave 

Në përgjigjen e tij ky institucion shkruan se 42% e tatimpaguesve me risk nuk kanë reaguar me rritje të pagave ndërsa në total nga të gjithë tatimpaguesit kanë reaguar vetëm 58%. 

*Përgjigjja e Ministrisë së Financave 

Si e shikojnë bizneset këtë nismë?

Oligerta Hoxha ,eksperte kontabiliteti dhe njëkohësisht drejtuese e “La tua Commercialista” shprehet se deklarimi I pagave në shkallë kombetare është një nismë e nevojshme për të luftuar ekonomimë informale dhe për të ngritur nivelin e jetesës së çdo shtetasi shqiptar. Qeveria mund ti mbështesë shtetasit e tyre dhe bizneset njëkohëshisht duke ulur taksimin mbi të ardhurat personale të individit, si edhe normën e kësaj takse për të dypunësuarit. Të dypunesuarit në biznese private normalisht kanë nevojë për të ardhura shtesë dhe taksa e lartë ndikon megativisht në buxhetin e tyre shprehet Hoxha. 

Ligj për tatimin e profesioneve të lira/ “Problemet janë

*Oligerta Hoxha

“Individët që çelin biznese dhe ua shesin shërbimet e tyre bizneseve të tjera, nuk duhet të taksohen më shumë se bizneset e tjera, sepse te qenit biznes do të thotë që ka edhe kosto të tjera, ka kosto të qerasë, ka kosto te taksave lokale, ka kosto të blerjes së shërbimeve të ndryshme nga palë të tjera, kosto të cilat si I punësuar nuk ekzistojnë. Për më tepër, si biznes, në bazë të xhiros së tyre vjetore, paguajnë tatimin mbi fitimin. Një nismë e tillë do të tkurrte ekonominë shqiptare dhe mirqënien e individëve të cilët e marrin riskun dhe të veprojnë sipas rregullave dhe te rregjistrohen si biznes i rregullt.”

Ndër të tjera Znj.Hoxha shprehet se në vend të kesaj qeveria duhet të luftojë informalitetin pasi  ka plot individë qe ofrojnë sherbimet e tyre në të "zezë", pa pasur një Nipt apo licensim, duke deformuar tregun dhe mos mbajtur përgjegjësi. Për Hoxhën zgjidhje është që Ministria e Financave dhe institucionet e tjera përgjegjese për të rregulluar sistemin e pagave duhet të vendosin paga minimale referuese jo në shkallë të përgjithshme por për kategori të ndryshme profesionesh. 

Përveç problemit të mosdeklarimit real të pagave, si biznes keshillues për bizneset e tjera Hoxha shikon që punëmarresit nuk e njohin kodin e punës, duke mos njohur as të drejtat e tyre themelore, nuk paguhen sipas kodit te punës për punën në ditë pushimi apo jashtë orarit zyrtar, punën e nates, etj.

“Gjithashtu shoh një frikë për tju kundërvënë punëdhënësit për të kërkuar një vlërsim të duhur nga ana monetare, profesionale dhe për të balancuar jetën private me punën e tyre. Kjo vjen si pasojë e mungesës së informacionit nga ana e punëmarresit si edhe nga mungesa e institucioneve që i sigurojne nje trajtim te drejte punëmarrësve, qofshin ato private apo shteterore.”- përfundon ajo

Teksa më 30 qershor 2022 përfundon afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) në një letër drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ngre shqetësimin për 10 çështje ende të pazgjidhura të fiskalizimit që do të penalizojnë bizneset.

Të fundit