Flash News

E-TJERA

Marrëveshja e 5 qershorit/ 'Ligjet' miratojnë ndryshimet; SPAK i shtohen dy kompetenca për krimet zgjedhore

Marrëveshja e 5 qershorit/ 'Ligjet' miratojnë ndryshimet;
Foto Ilustruese

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për rolin e SPAK në zgjedhje, të parashikuar dhe dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Në këtë mënyrë, përveç se hetimit të korrupsionit aktiv dhe pasiv, në zgjedhje, SPAK-ut i shtohen edhe dy kompetenca të tjera: hetimin e ofrimit të shpërblimeve në këmbim të votës dhe detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike. 

I vetmi që votoi kundër në mbledhjen e Komisionit, ishte deputeti opozitar Adriatik Alimadhi, duke konfirmuar se kishte votuar kundër edhe për marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend.

Ndryshimet që u miratuan në Komisionin e Ligjeve, do të votohen në seancën parlamentare të 17 dhjetorit.

Neni 328
Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve
Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende punë ose për favorizime të tjera në cilido formë më qëllim për të marrë firmën apo paraqitjen e kandidatit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë deri në 2 vite burg. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve apo favorizimeve të tjera kundër kryerjes së veprime të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 328/.a
Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
Detyrimi i shtetasve në varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor, i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jo publik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në një vit.

Të fundit