Flash News

E-TJERA

'Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

'Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës, Kodi Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Me 15 vota kundër dhe 2 pro, mazhoranca ka votuar Kodin pa bërë rishikimet tjera sikurse Presidenti kishte kërkuar. Personat e vetëm që votuan në mbështetje të dekretit të Presidentit ishin Alimadhi dhe Lita.

Në seancë ka marrë pjesë edhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj, i cili kërkoi pranimin e dekretit të Presidentit për kthim, si dhe të pritej opinioni i ‘Venecias’ para rivotimit nga parlamenti.

”Do dëshiroja të komentoja, dy qasje të dy deputetëve. Do respektoj qëndrimin tuaj. Presidenti siç e ka shprehur, në 21 tetor i është drejtuar Venecias me një kërkesë që tashmë Kuvendi e disponon me 8 pyetje.

Janë ato pyetje siç një nga deputetët e tha për të bërë një lexim objektiv nga një aktor i paanshëm, ndërkombëtar, autor i kodit të praktikave të mira. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Presidneti i është drejtuar autorit të këtyre praktikave për të marrë opinion.

Presidenti vlerëson se pas kthimit në Kuvend, mazhoranca duhet të reflektojë. Duke siguruar njëkohësisht opinionin final të Venecias dhe duke thirrur dialog në Këshill Politik. Prandaj kërkojmë pranimin e dekretit dhe pritjen e Komisionit të Venecias”, tha në fjalën e tij Dervishaj.

Tashmë, sipas axhendës së mazhorancës, mbetet vetëm rivotimi i Kodi Zgjedhor nga Kuvendi, duke rrëzuar ose jo dekretin e Presidentit.

Të fundit