Flash News

E-TJERA

Ligji i ri gjerman për shtetësinë , ja çfarë thotë avokatja e emigracionit

Ligji i ri gjerman për shtetësinë , ja çfarë

DW: Zonja Bislimi-Hoso ju jeni avokate për të drejtën e migracionit dhe çështja e përfitimit të shtetësisë është pjesë e punës suaj të përditshme profesionale. Çfarë ndryshimesh do të sjellë ligji i ri për shtetësinë?

Bislimi-Hoso: Ligji për modernizimin e së drejtës të shtetësisë, parashikon disa thjeshtëzime në marrjen e shtetësisë, por për disa grupe njerëzish pengesat ngrihen. Gjithashtu janë riformësuar kërkesat për mbështetjen e rendit kushtetues dhe të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në Gjermani dhe për mundësinë e përjashtimit nga dhënia e shtetësisë në raste të caktuara. Nëse dikush do të marrë shtetësinë gjermane neni §10 i ligjit për shtetësinë StAG mundëson shtrimin e kërkesës pas 5 vitesh qëndrimi (deri tani ka qenë pas 8 vjetësh), nëse janë plotësuar edhe kushte të tjera.

Çfarë kushtesh të tjera duhen plotësuar konkretisht?

Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë leja e përhershme e qëndrimit (Niederlassungserlaubnis), apo një leje tjetër qëndrimi e pakufizuar, ose një leje e caktuar qëndrimi e përcaktuar me ligj, dëshmia që personi siguron jetesën për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim, njohuritë e mjaftueshme të gjuhës gjermane si dhe certifikatat “Testi i natyralizimit”/”Jeta në Gjermani”.

Në Gjermani ka persona të sëmurë apo të moshuar, të cilët i kanë mbushur vitet e qëndrimit këtu, por jetojnë nga ndihma sociale. A parashikon ligji i ri përjashtime për këto raste?

 

Përjashtime nga kërkesa për sigurimin e jetesës ka vetëm në raste të caktuara. Sipas situatës së mëparshme ligjore dhënia e shtetësisë ka qenë e mundur edhe në raste shumë të jashtëzakoshme, kur njerëzit merrnin përfitime sociale (SGB XII) apo ndihmën Bürgergeld (SGB II), nëse personi i prekur „nuk ishte vetë fajtor” për nevojën e shfrytëzimit të kësaj ndihme financiare.

Kjo klauzolë përjashtimesh tani është hequr. Tani ka tri raste të përcaktuara nga ligjëvënësi, për të cilat mund të bëhet një përjashtim.

Për cilat raste bëhet fjalë?

Janë “gastarbeiterët” (punëtorët mysafirë) dhe në raste të caktuara dhe bashkëshortet e tyre. (shkronja a)). Kushdo që punon me kohë të plotë dhe ka qenë i punësuar për të paktën 20 muaj të 24 muajve të fundit (shkronja b)) ose që jeton si bashkëshort apo partner i regjistruar në një marrëdhënie familjare me një person të punësuar sipas shkronjës b dhe një fëmijë të mitur.

premtimi për angazhimin ndaj rendit kushtetues, vlerave të lirisë dhe demokracisë në Gjermani. Kërkesa për respektimin e këtyre vlerave është forcuar dhe thelluar përmes këtij ligji. Premtimi duhet të jepet në kuadrin e një deklarate besnikërie. Në këtë mënyrë aplikuesi i shtetësisë pranon kushtetutën, rendin e lirë dhe demokratik dhe në veçanti përgjegjësinë historike të Gjermanisë.

 

A mund të ketë shtetësia e dyfishtë edhe disavantazhe?

 

Nuk mendoj që shtetësia e dyfishtë mund të sillte me vete ndonjë disavantazh./DW

Të fundit