Flash News

E-TJERA

Ligji i ri kufizon patronazhistët: Mund të përdorin vetëm të dhënat e anëtarëve të partisë

Ligji i ri kufizon patronazhistët: Mund të përdorin vetëm

Nisur nga skandali me rrjedhjen e të dhënave, qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ndryshimet e bëra në ligj, kanë kufizime edhe për të ashtuquajturit patronazhistë.

Ligji iu ndalon partive politike të përdorin të dhënat e shqiptarëve, përjashtuar ato që lidhen me anëtarët ose ish-anëtarët e partive politike.

“Me kusht që të zbatohen masa të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe interesave të subjekteve të të dhënave, lejohet përpunimi i të dhënave sensitive në rastet kur: është i nevojshëm për veprimtarinë e ligjshme të organizatave jofitimprurëse politike, filozofike, fetare dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës ose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të dhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave”, thuhet në nenin 9, pika 2 shkronja d e projektligjit.

Databaza e patronazhistëve u publikua disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit dhe përmbante të dhëna personale të 910 mijë votuesve: ID, nr celular, kontakte.

Të fundit