Flash News

E-TJERA

Ligji për “Barazinë Gjinore”, Berisha: S’ka ndodhur ndonjëherë që komunitetet fetare të protestojnë para Kuvendit

Ligji për “Barazinë Gjinore”, Berisha: S’ka ndodhur

Kreu i PD Sali Berisha kundërshtoi me forcë ligjin për "Barazinë Gjinore", të cilin e ka quajtur produkt të George Soros.

Berisha deklaroi se ligji ka nxitur zemërim sa edhe komunitetet fetare kanë protestuar para Kuvendit për të kundërshtuar ligjin që sipas Berishës, rikthen Kushtetutën ateiste të Enver Hoxhës.

Berisha: Ky ligj i hap rrugën krijimit të fermave të grave, të cilat do lindin fëmijë të askujt. Është vazhdimi i ligjit që refuzuam këtu parlamentin tjetër. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që komunitetet fetare të vijnë të na protestojnë me aq zemërim para parlamentit si sot.

Po riktheni Kushtetutën ateiste të Enver Hoxhës dhe po i jepni ngjyra evropiane. Nuk ka asnjë lidhje me direktivat evropiane. Dhe ata që e paraqesin, u kërkoj njerëzisht të na thonë ku është direktiva, ku shkruhet në dokumentet e BE për përkatësinë e shumëfishtë gjinore apo për gjini me diversitet të gjerë.

Në cilin dokument është e shkruar kjo? Në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë, t’ia imponojnë shoqërisë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë re tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë. Kjo që bëni ju. A e di pse i bëni këto o zotëri? I bëni për të shpëtuar se jeni mafia më e rrezikshme në Europë. Dhe ata, të cilët duhet t’u denoncojnë ju për shkak të këtij ligji, u mbrojnë ju. A e di pse e bëni këtë ju? Se jeni hajdutët më të mëdhenj në Europë, dhe ata të cilët duhet t’u denoncojnë ju, për shkak të këtij ligji u mbrojnë ju.

Të fundit