All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ligji për barazinë gjinore, Pano: I janë hapur dyert të paktën 5 ose 7 gjinive

All - Paragraf - 1

Ligji për barazinë gjinore, Pano: I janë hapur dyert të

Kuvendi miratoi dje ligjin për barazinë gjinore, i cili përcakton se në Shqipëri njihen vetëm dy gjini: burrë dhe grua. Pikërisht ky përkufizim ka shkaktuar përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, e cila e akuzon qeverinë se, përmes këtij ligji, synon të godasë familjen tradicionale shqiptare.

All - Paragraf - 3

Për të analizuar më gjerë debatet publike dhe protestat që shoqëruan miratimin e ligjit, ishte e ftuar në Report tv Lindita Pano, përfaqësuese e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes. 

Gjatë diskutimit, Lindita Pano u shpreh se ndryshimi i terminologjisë nga “mashkull dhe femër” në “burrë dhe grua” hap rrugën për interpretim më të gjerë të nocionit të gjinisë, duke lejuar, sipas saj, ekzistencën e disa identiteteve të tjera gjinore në vend.

“Përkufizimi i gjinisë është çelësi dhe njëkohësisht ‘Kali i Trojës’ i këtij ligji,” deklaroi Pano.

Në fjalorin e gjuhës shqipe, ‘gjinia’ lidhet me tiparet biologjike që dallojnë mashkullin nga femra. Ndërsa në ligj, ajo përkufizohet si një konstrukt social  rolet, sjelljet dhe atributet që shoqëria i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë”, tha ajo. 

Sipas saj, ky ndryshim konceptual bën që brenda kuadrit ligjor “burrë” të mund të konsiderohet edhe një person transgjinor.

“Nëse gjinia përcaktohet si konstrukt social, atëherë brenda termave ‘burrë’ dhe ‘grua’ mund të përfshihen disa identitete gjinore – jo më vetëm dy. Me këtë logjikë, ligji mund të hapë rrugën për 5 deri në 7 gjini të ndryshme, ndërsa më herët kishte hapësirë edhe për më shumë,” shtoi ajo.

Të fundit