Flash News

E-TJERA

Ligji për emigrantët, pedagogu shqiptar në Britani: Shkel Konventën Evropiane

Ligji për emigrantët, pedagogu shqiptar në Britani: Shkel

Britania e Madhe është duke përgatitur një projektligj që i jep fund emigrimit të paligjshëm me gomone përmes Kanalit të La Manshit.

Pedagogu shqiptar në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj, tha për Euronews Albania se projektligji në fjalë është një nismë e qeveisë për të vështirësuar emigrimin e paligjshëm, sidomos duke rritur standartet për emigrantë që vijnë nga të ashtuquajturat “vende të bardha”.

Hoxhaj tha se nga ana ligjore, ligji është në kundërshtim me Konventën Evropiane, duke vënë në dukje dy problematika.

“Qeveria kërkon të ketë më shumë kontroll sa i takon ndalimit të varkave të vogla. Janë disa disinformime në lidhje me këtë ligj. Në Britaninë e Madhe nuk mund të aplikojë një individ. Është një mekanizëm që nuk ka lidhje me ministrinë e brendshme që i gjen në rast se këta janë viktima të shfrytëzimit. Shumë mendojnë se njerëzit mund ta kërkojnë këtë vetë, por nuk është e vërtetë.

Projektligji do ta heqë këtë pavarësinë ku mund të referohen njerëzit, në mënyrë që t’i kthejnë pas sa më shpejtë. Mekanizmi është që nëse vijnë në formë ilegale emigrantët nuk do mund të futen në këtë sistem. Gjithashtu e kanë rritur standardin për të kërkuar azil nga vendet e bardha.

Nga ana ligjore nuk është në linjë me Konventën Evropiane për sa i përket të drejtave të njeriut. Projektligji ka dy problematika në lidhje me konventën.  E para e bën të vështirë që një person të ketë një proces të drejtë, që një njeriu t’i jepet e drejta që të dëgjohet çështja e tij, e jo të kthehet automatikisht. E tjetra është e drejta e bashkimit familjar. Konventa parashikon se nëse ke ti një familjar, ke të drejtën e tërheqjes së një familjari për bashkim familjar në aplikimin e azilit”, tha Hoxhaj.

Të fundit