Flash News

E-TJERA

Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së

Gjykata e Posaçme e Apelit e konsideron të ligjshëm sekuestrimin e dokumentave dhe pajisjeve elektronike në bizneset e Ajola Xoxës.

Gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe shoqërisë “Partners Law”, që i konsideronte masat e sekuestros si të paligjshme.

NJOFTIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Të fundit