Flash News

E-TJERA

Lija e majmunit, ISHP: Nuk janë identifikuar raste në Shqipëri, dyshojmë për hepatit akut

Lija e majmunit, ISHP: Nuk janë identifikuar raste në Shqipëri,

Pas pandemisë Covid-19, një tjetër sëmundje ngjitëse që ka shpërthyer kohët e fundit është lija e mjamunit.

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, në një intervistë për Klan Neës ka treguar se në Shqipëri ende nuk janë identifikuar raste të dyshimta me sëmundjen në fjalë, teksa tregoi simptomat e sëmundjes.

“Zyrtarisht jo, nuk kemi identifikuar akoma asnjë rast të dyshuar me sëmundjen e njohur si lija e majmunëve. Nëse ka ndonjë formë të fshehur që në ditët në vazhdim do nxjerrë kokën, do jemi në kontakt.

Si karakteristikë ka fryrje të gjëndrave limfatike, skuqje të fytyrës, gjymtyrëve të tjera, puçcra që zmadhohen, lëngëzohen e rrjedhin”, tha Ulqinaku.

Ulqinaku hodhi dyshime për raste me hepatit akut, por ende të pakonfirmuara.

“Kemi pasur raste të dyshimta, ndoshta edhe çdo javë me hepatit akut. Shpresojmë që mos të ketë ardhur tek ne”, shtoi Ulqinaku.

Të fundit