Flash News

E-TJERA

Liqeni i Fierzës drejt “pikës së vdekjes”, bie ndjeshëm niveli i ujit

Liqeni i Fierzës drejt “pikës së vdekjes”, bie
Foto Ilustruese

Liqeni i Fierzës po shkon gjithnjë e më shumë drejt tharjes. Shkak për këtë është bërë mungesa e reshjeve për një kohë të gjatë.

Niveli i ujit ka rënë ndjeshëm duke nxjerrë në sipërfaqe themelet e Kukësit të vjetër. Qartazi tashmë në sipërfaqe mund të shquhen copa të ndërtesave që dikur kanë  ekzistuar në Kukësin e vjetër. Qyteti ndodhet në 262 m mbi nivelin e detit, ndërsa “pika e vdekjes” së hidrocentralit të Fierzës është 242 m mbi nivelin e detit.

Aktualisht, niveli i ujit raportohet të jetë 17 metra larg ‘pikës së vdekjes’, çka nënkupton se situata është emergjente.

Liqeni i Fierzës drejt “pikës së vdekjes”, bie

Të fundit