Flash News

E-TJERA

Lirimi i Berishës jehonë edhe në RAI3: Lideri politik i opozitës është liruar

 

Lirimi i Berishës jehonë edhe në RAI3: Lideri politik i

Lirimi i kreut të demokratëve Sali Berisha ka marrë jehonë edhe në mediat e huaja.

Televizioni italian RAI3 ka dhënë lajmin e lirimit të kyedemokratit. Emisioni investigativ “Report” ka transmetuar vendimin e Gjykatës së Posaçme.

“Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është liruar.

Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, është liruar.

Lideri politik i opozitës shqiptare u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor 2023 me akuzën e korrupsionit pasiv në favor të dhëndrit të tij.

Pavarësisht masës kufizuese e cila edhe në Shqipëri me ligj ndalon çdo komunikim me botën e jashtme, Berisha në prillin e kaluar pranoi sërish të intervistohej nga Report për të shpjeguar qëndrimin e tij për marrëveshjen e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët”, thuhet në postim.

GJKKO hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës. Kryedemokrati ka njoftuar konferencë për shtyp në orën 13:30.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ReportRai3 (@reportrai3)

Të fundit