Flash News

E-TJERA

Lirimi i Hekuran Billës/ Heshti për vendimin e Enkelejda Hoxhës, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

Lirimi i Hekuran Billës/ Heshti për vendimin e Enkelejda Hoxhës,
Hekuran Billa, Enkelejda Hoxha

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Memia. Kjo kërkesë vjen pas detajeve të reja që kanë dalë, pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë të Gjykatës së Krujës.

Hoxha, në kundërshtim me ligjin ka liruar Hekuran Billën dhe përballë këtij vendimi, Memia heshti, duke mos apeluar vendimin. Billa, i cili ishte i akuzuar për vrasje u ekszekutua disa muaj më parë te Komuna e Parisit. Billa u vra pak pasi fitoi lirinë.

ILD ka konstatuar 34 vendime në shkelje të ligjit nga ana e prokurorit. Bëhet fjalë për ‘Njohje e ditëve të paraburgimit për të dënuarit jashtë shtetit’ dhe për  ‘Përfitim amnistie’.

"Në raport me faktet e provuara gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku, konstatohet se nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me: 
-    Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.
-    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.
-    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.
-    Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal", thuhet në njoftimin e ILD-së.

Nisur nga kjo, në qershor të vitit që lamë pas Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i dërgoi një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë që Memia të shkarkohej sa më parë, por KLP nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me këtë kërkesë. 

ILD gjithashtu ka kaëkruar disa muaj më parë edhe shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, për të cilën nuk u mor asnjë vendim.

Të fundit