Flash News

E-TJERA

Lirimi i zyrave të FRD-së/ 'Administrativja' shtyn afatin për shqyrtimin e çështjes, Shehu: Veliaj mos të sillet si drejtues politik

Lirimi i zyrave të FRD-së/ 'Administrativja' shtyn afatin
Foto ilustruese

Sot në 10.00 pritej që Gjykata Administrative të shqyrtonte çështjen për lirimin e zyrave të FRD-së. Ajo ka vendosur ta shtyjë seancën me pesë ditë. Kështu bëri me dije kryetarit i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu në një prononcim për gazetarët.

"Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve.

Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare,e dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit", tha Shehu. 

Në një letër që bashkia e Tiranës i kishte dërguar këtij të fundit para disa ditëve, ishte paralajmëruar se afati i fundit për lirimin e zyrave është data 23, pra sot, në të kundërt do të ndërhynte me forcë. Ndërkohë, Gjykata Administrative ka kërkuar që asnjëra nga palët të mos veprojë, pa u shprehur më parë ajo.

Të fundit