Flash News

E-TJERA

Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”,

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth stadiumit “Arena Kombëtare” me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Uniformat blu bëjnë me dije se 7 administratorë lokalesh janë proceduar penalisht, ndërsa janë sekuestruar rreth 330 objekte që shërbenin për aktivitetet e tyre ekonomike, të vendosura pa leje.

Gjatë operacionit, është proceduar penalisht edhe një 40-vjeçar, punonjës në një prej lokaleve, i cili kundërshtoi punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) gjatë ndërhyrjes.

“Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit. Personat ndaj të cilëve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë janë shtetasit A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., nën akuzën për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, për shtetasin F. P. nisi procedimi për kundërshtim të punonjësit të shtetit”, njofton policia teksa publikon pamjet.

Të fundit