Flash News

E-TJERA

Lirohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren, zbardhet dëshmia: Nuk bindej, e godita me vizore

 

Lirohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren, zbardhet dëshmia: Nuk

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima e cila dhunoi barbarisht një 3-vjeçare është lënë e lirë. Për të është vendosur procedim në gjendje të lirë deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë ajo ka treguar anën e saj të historisë në lidhje me dhunën që ushtroi ndaj 3-vjeçares, duke i thyer këmbët.

Dehima ka deklaruar para uniformave blu se e ka goditur të miturën me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen.

Ndërkohë, ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Ajo ka thënë se më pas është kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën, teksa pretendon se vajza mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

 

 

 

 

 

Të fundit