Flash News

E-TJERA

Lirohet ish-zv.ministrja Rovena Voda, gjykata e Posaçme shuan masën e sigurisë

Lirohet ish-zv.ministrja Rovena Voda, gjykata e Posaçme shuan masën

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka fituar lirinë. Gjykata e Posaçme ka vendosur të shuajë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Vodën.

Në një prononcim të shkurtër për mediat në dalje të Gjykatës së Posaçme, Voda tha se ka humbur një betejë por do të vijojë me luftën për pafajësi.

“Kam humbur një beteje, por lufta vazhdon për pafajësinë”, është shprehur ish-zv.ministrja e Brendshme.

Rovena Voda u dënua në Shkallën e Parë me 10 muaj burg pasi dyshohet së në këmbim të punësimit në administratë, mori ryshfet. Konkretisht, Voda u akuzua për 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri.

 

Të fundit