Flash News

E-TJERA

Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha është liruar nga burgu. 

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të lirë edhe sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi.

Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ajo u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë.

Hoxha akuzohej ppër lirimin e personave me dënime të rënda, si: Endrit Dokle, duke i hequr dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim, si dhe të Hekuran Billës, i cili është ekzektuar me armë zjarri.

Të fundit