Flash News

E-TJERA

Lirohet nga burgu ‘mbreti shqiptari drogës’ në Itali, furnizues i ‘Diabolik’ në Itali

Lirohet nga burgu ‘mbreti shqiptari drogës’ në Itali,

Dorian Petoku, i dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, është liruar nga qelia dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Mediat italiane raportojnë se Petoku, i njohur ndryshe edhe si “mbreti i trafikut evropian të drogës”, do të pajiset me një byzylyk elektronik për të kontrolluar lëvizjet e tij, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit do ta kryejë në Morlupos në “Green Point Line”.

Mësohet gjatë analizave të kryera nga mjekët, Petoku ka rezultuar si përdorues droge megjithëse ndodhej në qeli.

‘Mbreti i drogës’ u arrestua në Tiranë në janar të vitit 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokaina nga Brazili në Tiranë. Pas dy vitesh, Petoku u ekstradua drejt Italisë.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Të fundit