Flash News

E-TJERA

Lirohet nga burgu Tire Alldervishi, u shtir si infermiere dhe iu mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientes

Lirohet nga burgu Tire Alldervishi, u shtir si infermiere dhe iu mori 8

Tire Alldervishi është liruar nga burgu. Gjykata e Tiranës ka vendosur për të masën "arrest shtëpie". Vendimi erdhi pas kërkesës së saj për zëvëndësim të masës së sigurisë.

Sanitarja e spitalit "Shefqet Ndroqi" u shtir si infermiere dhe i mori para vazjës së një prej pacienteve. 58-vjeçarja i mori në total 8 milionë lekë për t’i shërbyer 55 vjeçares, e cila ndërroi jetë te spitali Covid-2. Ky skandal shkaktoi reagim të gjerë në opinionin publik. Alldervishi ndodhej në burg prej muajit janar.

Pas arrestimit te Tires, Prokuroria e Tiranës lëshoi katër urdhër-arreste të tjera për punonjëse të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat ishin të përfshira në abuzim me Alldrevishin dhe se ndanin paratë bashkë. Infermieret u zbuluan nga komunikimet që kanë kryer me sanitaren Alldervishi.

 

Të fundit