Flash News

E-TJERA

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Është liruar nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit.

Dëmi që Tuci i shkaktoi buxhetit të shtetit llogaritet në 234 milionë lekë, për të cilin u sjpall fajtor bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Të fundit