Flash News

E-TJERA

Lirohet nga qelia shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane

Lirohet nga qelia shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten

 

Shqiptari Rubin Talaban, 41 vjeç, siç zbulohet nga Il Messaggero, është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 10 vjet nga 12 vitet e dënimit, në fakt një dënim i formës së prerë.

Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg dhe u pagua 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italiane, Lucia Annibali në Itali.

Akti ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga senaca tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri.

Të fundit