Flash News

E-TJERA

Çlirohet pas 20 vitesh nga kafazi, ariu i murrmë shqiptar niset drejt Austrisë

Çlirohet pas 20 vitesh nga kafazi, ariu i murrmë shqiptar niset

Pas më shumë se dy dekadash ku qëndronte në një restorant shqiptar i mbyllur në kafaz për të argëtuar klientët, ariu i murrmë shqiptar Mark, është çliruar.

France24 raporton se ariu i murrmë do të niset drejt Austrisë nën anestezi të rëndë. Deri më tani ai e ka kaluar jetën duke argëtuar vizitorët në një restorant në Tiranë së bashku me ‘motrën’ e tij Lizën.

Mark u nis të mërkurën drejt Aberbasch në Austrinë veriore, falë grupit të mirëqenies së kafshëve Four Paës.

Megjithatë, operacioni i tyre i shpëtimit erdhi shumë vonë për motrën e tij. Ajo vdiq dy vjet më parë.

Të dy arinjtë u sollën në restorant si këlyshë dy dekada më parë pasi nëna e tyre u qëllua për vdekje, sipas pronarëve të atëhershëm.

Atje ata jetonin në një kafaz prej rreth 100 metrash katrorë, me dysheme betoni, në kushte të këqija dhe me një dietë jo të përshtatshme ka pohuar, Sajmir Shehu, koordinator i projektit "Katër Putrat" në Shqipëri.

Të lënë jashtë dhe në mëshirën e motit ekstrem, arinjtë nuk u lejuan kurrë të bien në letargji.

Marku, me 250 kilogramë është mbipeshë dhe ka vështirësi në lëvizje. Për shkak të mërzisë dhe stresit ai ka zhvilluar çrregullime ankthi, duke u bërë agresiv.

Çlirohet pas 20 vitesh nga kafazi, ariu i murrmë shqiptar niset

Gjendja e tij u përkeqësua vetëm në vitin 2020 kur Liza vdiq.

"Marku nuk mund të ndalonte së qari për dy ose tre muaj," tha për AFP Hiqmet Murati, rojtari i arinjve për 20 vjet.

Pronarët e tyre madje e lanë çiftin të çiftëzohej, por asnjë nga këlyshët nuk mbijetoi sepse prindërit e tyre të stresuar i kafshuan për vdekje.

Të fundit