Flash News

E-TJERA

Liroi “Gjeneralin” e dënuar me burgim të përjetshëm, KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo

Liroi “Gjeneralin” e dënuar me burgim të

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo.

Kuqo akuzohet se liroi nga burgu të dënuarin me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali”.

Hetimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ndaj Kuqos nisën më 2 prill 2020 dhe zgjatën për 8 muaj me radhë me disa seanca të njëpasnjëshme.

“Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë Artur Metani argumentoi se veprimet e mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit M.K. më 2 prill 2020, bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë, pasi gjyqtari më 14.02.2019 vendosi/urdhëroi lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997. Vendimi për lirimin u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korcë gjashtë muaj më vonë.

Prej marrjes së detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë shqetësimin publik për vendimmarrjet dhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, lidhur me lirimet para kohe me kusht, duke përcaktuar si prioritet në fillimin e inspektimit të ILD-së, pikërisht këtë fenomen.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka në proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Të fundit