Flash News

E-TJERA

Liroi kriminelët/ Gjyqtarja kërkon kohë, KLGJ shtyn seancën për Enkeleda Hoxhën

Liroi kriminelët/ Gjyqtarja kërkon kohë, KLGJ shtyn seancën

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë seancën për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha. Kjo e fundit kërkoi më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Seanca e rradhës do të mbahet në 29 janar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.

ILD argumentoi se gjyqtarja Hoxha ka ka kryer shkelje të rënda ligjore, ka dhënë vendime të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit dhe ka zhvilluar procese gjyqësore të njëanshme në kundërshtim me ligjin.

Enkeleda Hoxha liroi nga burgu Ilir Pajën, i dënuar më 17 vjet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu vendosi të lironte me kusht Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i Bandës së Durrësit për një sërë akuzash.  Në shkurt të vitit 2019, Hoxha vendosi të lirojë me kusht edhe Hekuran Billën, i cili ishte dënuar në vitin 2008 me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën.

Të fundit