Flash News

E-TJERA

Liroi të fortët nga burgu, SPAK kërkon 3.6 vite burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Liroi të fortët nga burgu, SPAK kërkon 3.6 vite burg për

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar edhe 4 vite burg për avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërhyri për ndryshimin e vendimit.

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua në 11 shkurt pasi do lironte një të dënuar për vrasje për 12 mijë euro.

Enkelejda Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK, ndërsa dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.

Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzekutuar me armë zjarri.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkelejda Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.

Të fundit