Flash News

E-TJERA

Liroi ‘të fortët’, pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

Liroi ‘të fortët’, pranohet gjykimi i shkurtuar për

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit GJKKO ka pranuar  për gjykim të shkurtuar dosjen e ish gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila akuzohet për korrupsion.

Hoxha ndodhet në burg pasi akuzohet për korrupsion për shkak se liroi të dënuarit me burg përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Hekuran Billa

Hoxha kërkoi të lirohej, me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj. 

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit.

Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

 

 

Të fundit