Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Lista e PS-së për Tiranën, surprizon vajza e këngëtares së njohur shqiptare
Sot në mesditë, është zbardhur lista e kandidatëve të Partisë Socialiste - të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, për një vend në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Siç edhe mund të vërehet, lista është e dominuar nga zv/ministrat e qeverisë Rama, por nuk mungojnë dhe figura të showbizz-it si Gaz Paja apo Redi Jupi.
Një tjetër emër që ka rënë në sy është dhe Sindi Tona, vajza e këngëtares së njohur Manjola Nallbani.
Sindi nuk është dhe aq e panjohur për publikun, pasi është parë shpesh në panele televizive për të folur për tematika të ndryshme, por më së shumti si blogere. Pavarësisht se Sindi ka folur shumë se si është të jesh vajza e një prindi të famshëm, nuk ishte vërejtur ambicie e saj për përfshirje politike.
Por këngëtaren Manjola Nallbani, e kemi parë shpesh herë të përfshirë në aktivitete që bashkia e Tiranës ka organizuar në kryeqytet.