Flash News

E-TJERA

Listat, Yuri Kim: Prokurorët t'iu bëjnë veting kandidatëve, disa prej tyre mund të skualifikohen

Listat, Yuri Kim: Prokurorët t'iu bëjnë veting

Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur Elbasanin për të dhënë mesazhin për institucionet dhe partitë politike pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet.

Pas takimeve me disa nga eksponentët e partive politike, diplomatja amerikane në një deklaratë për mediat u shpreh se krerët e partive e kanë patur të qartë pritshmëritë e ShBA-së për kandidatë të pastër dhe theksoi se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat.

Ambasadorja amerikane shtoi më tej se janë tre emra që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, si të dyshuar të përfshirë në çështje korrupsioni. Sipas saj, duke iu referuar rastit të Tom Doshit, ata e kanë të drejtën për të kandiduar jo se mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar.

Yuri Kim deklaroi se tashmë është një dorën e institucioneve për të verifikuar kandidatët dhe nuk do të ishte çudi që disa prej tyre të skualifikoheshin.

“Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partritë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme. Prandaj mendoja se ishte koha e mirë të vija vetë këtu për tu takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit. Amerika ka qenë  e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër. 

Është thelbësore që drejtuesit politikë marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e  Bashkuara. E di që disa persona mund të thonë është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar. Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre  dhe nuk do dalin nga goja ime,  por  ju mund ti shihni dhe ti gjeni. Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë  këndvështrim i SHBA është shumë i qartë dhe jo diplomatik, mendoje që paritë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është në KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s'kualifikoheshin.

 Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Ne fakt një përmirësim nga e shkuara është se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për paritë por dhe për kandidatët e tyre. Blerja e votës kam dëgjuar se është një problem jo vetëm në Elbasan por në të gjithë vendin, atyre që përpiqen që blejnë votën jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj.

 Për ata që u kërkohet të  blihet vota do ju thoja që vota juaj është pushteti juaj. Kemi folur për praktikën e zakonshme që votuesit të fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që KQZ do të ndalojë përdorimin e celularit brenda vendit të votimit dhe i takon autoriteteve  që ta bëjnë më të vështirë blerjen e votës. SHBA ka një pozicion të qartë dhe komunikimi im me liderët e partive politike janë të sinqerta dhe shumë troç sipas stilit time. Unë kam besimin që Shqipëria do të mbaje zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është pritshmëria im", tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Të fundit