Flash News

E-TJERA

Lita: Gjykata Kushtetuese mund të pezullojë dekretin e Begajt vetëm për Tiranën

Lita: Gjykata Kushtetuese mund të pezullojë dekretin e Begajt

Gazetari, Lavdrim Lita shprehet se Gjykata Kushtetuese mund të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet, vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Duke folur në News 24, ai tha se më pas Veliaj do bëjë që vendimin e Këshillit të Ministrave do e çojë në gjykatat administrative për ta hedhur poshtë.

LitaDo të jetë Gjykata Kushtetuese që duhet të marrë një vendimmarrje shumë shpejt për pezullimin ose jo të dekretit të Presidentit të Republikës. Në mënyrë që të qartësohet çështja e Bashkisë Tiranë.

Paramendohej se do të ishte problematike nga shumë juristë, që do të kishte kleçka ligjore.

Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë vetëm pezullimin e dekretit të presidentit në Tiranë. Dhe më pas Veliaj do bëjë që vendimin e Këshillit të Ministrave do e çojë në gjykatat administrative për ta hedhur poshtë. Siç duhet do ketë hapa të tjerë që do bëjë Veliaj. Por teknikisht Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie.

 

 

 

 

 

 


© BalkanWeb

Të fundit