Flash News

E-TJERA

Liverpool ‘thyen’ United në ‘Old Trafford’, Salah lë në hije Ronaldon

Liverpool ‘thyen’ United në ‘Old Trafford’, Salah

Liverpool ka arritur një rekord historik. ‘The reds’ arritën të debutojnë që në pjesën e parë ndaj Manchester United, duke i thyer ndjeshëm në stadiumin e ‘ëndrrave’ në ‘Old Trafford’.

Me rezultatin 0-5, sfida e sotme do të cilësohet më shumë si një ditë e keqe për United. Skuadra e Jurgen Klopp e nisi vrullshëm sfidën në pjesën e parë kur shënoi 4 gola.

Në minutën e 5-të, pas një kundërsulmi të shpejtë Salah shërben një asist për Neby Keita, i cili nuk fal përballë portierit. Në të 13-të, nga një aksion i Alexandre Arnold, Diogo Jota arrin që të shënojë dhe golin e dytë.

Mohamed Salah në një formë të shkëlqyer do të shënonte dy gola të tjerë në fundin e pjesës së parë, dhe një tjetër në fillimin e së dytës. Fati nuk ishte me Cristiano Ronaldon, i cili gjeti golin, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Të fundit