Flash News

E-TJERA

Llalla i shpëton burgut? SPAK kërkon pushimin e hetimeve për fshehje pasurie

Llalla i shpëton burgut? SPAK kërkon pushimin e hetimeve për

SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg dhe u përjashtua për 5 vite nga postet publike. Kjo masë dënimi u kërkua edhe nga Prokuroria e Posaçme.

Kërkesa e SPAK-ut është dorëzuar në gjykatë pak ditë më pare me argumentin se Llalla është gjykuar njëherë për këtë vepër penale.

Hetimet ndaj Llallës filluan në mars të vitit 2018 për katër vepra penale, fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Ai u zëvendësua nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

 

Të fundit