Flash News

E-TJERA

"Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë", Apeli i GJKKO shtyn seancën, kur do të jepet vendimi përfundimtar

"Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë", Apeli i
Adriatik Llalla

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Apeli ka shtyrë seancën për në 22 shtator në orën 14:00.

Gjykata nuk pranoi asnjë provë të re të paraqitur nga avokati Sokol Hazizaj, i cili kërkoi shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër turp gjykuese.

Në përfundim të seancës, Hazizaj foli për mediat mbi mungesën e Llallës sot. Ai tha se ish-kryeprokurori vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është is htruar në spital.

“Vuan nga një sëmundje e rëndë, arsye se pse sot nuk erdhi në gjykim, është në regjim spitalor. Është në regjim spitalor. Në Shqipëri është. Pres që Gjykata e Apelit të reflektojë mbi gabimet e tmerrshme të Gjykatës së Shkallës së Parë, sa i përket mënyrës së mospranuese ndaj provave tona dhe vazhdimit në themel të çështjes", tha Hazizaj.

Gjykata e Posaçme e dënoi në maj të këtij viti me 2 vite burg dhe 5 vjet heqje funksionesh publike Adriatik Lallën. Ky i fundit akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Llallës i është konfiskuar edhe pasuria, truall dhe një apartament në Durrës. 

Të fundit