Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Llava' e betonit nuk kursen as Alpet, ndërtimet pa kriter dhe HEC-et “pushtojnë” Valbonën

Rekordet e reja të temperaturave të larta vit pas viti po çojnë gjithnjë e më shumë turistë drejt alpeve, por bashkë me vizitorët po ngrihet një infrastrukture ndërtimesh dhe objektesh industriale pa kurrfarë kriteri.
Valbona, një pikat më të vizituara të turizmit malor në vend me lirimin e masave kufizuese është mbushur me turistë si kurrë më parë. Gjeografia e vizitorëve është zgjeruar me arabë, indianë, çekë, ukrainas, polakë dhe më pak gjermanë e franceze të cilët nuk preferojnë të shëtisin në vende ku prevalon betoni.
Deri tre vite më parë në Valbonë akomodoheshin deri në 600 turistë në natë, por tani kapacitetet akomoduese strehojnë rreth 1200 të tillë. Lajmi për rritjen e shtretërve do të ishte i mirë nëse bujtinat e reja do të ishin konform mjedisit dhe natyrës. Por jo! Shumë prej tyre po bëhen në një rrip zalli që deri dje ka qenë shtrati i lumit.
Astriti një banor autokton i zonës që e ka në shtëpi planin rregullues të fshatit, thotë se asnjë ndërtesë nuk e ka respektuar rregullat. Gjithsekush ka ndërtuar sipas shijeve dhe interesave të tij pa marrë në konsideratë zhvillimin e qëndrueshëm në një pikat me atraktive të turizmit malor në Rajon dhe Europë. Diku ndërtesa me 6 dhe 7 kate diku fasada me gips, ndonjë emigrant nga Anglia ka imponuar stilin britanik dikush tjetër atë Amerikan, por ka edhe kabina prej druri.
Më të frikshme duken ndërtesat mbi shtatin e lumit. Lart në fshat Lumi i Valbonës rrjedh nën zall dhe nuk është i dukshëm. Uji dhe rrjedha e lumit nisin kur mbaron fshati. Edhe pse të gjithë e dinë se lumi rrjedh nën gurë dhe qëmoti kur bora e madhe ka rënë në alpe, në pranverë shkrirja e saj ka përpirë edhe shtëpitë rrëzë malit, ndërtesat vijojnë të ndërtohen në heshtje.
Shtrati natyror i lumit është shpërbërë në të gjithë gjatësinë e tij. Fillimisht u mbush me inerte që gjeneroheshin nga ndërtimet e reja, më pas u sheshuan dhe tani janë bërë troje për lloj -lloj objektesh. Deri vjet kishte vetëm disa kabina druri, por tani po hedhin shtat strukturat prej betoni.
Pak më poshtë kësaj katrahure, sapo lumi nxjerr kryet nga zalli e pret një kanal betoni që e çon ujin drejt te hidrocentrali. Edhe pse banorët kanë fituar disa beteja ligjore ne gjykata, HEC-et tashmë janë vënë në punë.
Bujtinat shtohen, por shërbimet...
Bujtinat dhe hotelet shumëkatëshe po shtohen dita ditës, por punëtoret që duhet të shërbejnë në to mungojnë. Lugina është shtuar me objekte, por infrastruktura turistike mungon. Nuk ka market, nuk ka mjek dhe bizneset vuajnë nga mungesa e zinxhirit të turizmit si transporti, pastrimi dhe furnizimet e përditshme. Astriti i cili kujdeset për hotelin “Bujtinat e Luginës” ka disa ditë që kërkon pastruese por nuk gjen. Të gjitha shërbimet po i bën vetë.
Kujdeset për pritjen e turistëve, akomodimin, plotësimin e ndonjë kërkese. Pothuajse si ai shumica e bujtinave dhe hoteleve në Valbonë vuajnë mungesën e stafit. Nuk ka një linjë transporti nga Tropoja në luginë që të mund të çojë punonjës. Disa hotele e kanë zgjidhur problemin e transportit të punonjësve në mënyrë vetjake, por hotelet e vogla nuk e përballojnë dot. Mungesa e punonjësve dhe fuqisë punëtore krijon shpesh pakënaqësi të turistët.

Infrastruktura e dobët…
Furnizimi më energji elektrike mbetet një problem i përhershëm, uji dhe kanalizimet gjithashtu, si ne dimër edhe ne vere. Gjatë sezonit të dimrit, hotelet dhe bujtinat kthyen mbrapsht qindra turistë për mungesë të energjisë elektrike edhe pse bora qëndroi për një kohë të gjatë dhe kjo i favorizonte ardhjen e vizitorëve.
Linjat e vjetra të energjisë nuk e përballojnë më as motin e keq dhe as kapacitetet që po shtohen dita -ditës. Dritat ikin në çdo kohë me orë të gjata si në dimër, si në verë, duke u bërë shkak për ikjen e turistëve shpesh edhe para kohës së prenotimit. Problemi i furnizimit me ujë është shqetësim për shumë bujtina edhe pse prej andej ka plot burime. Këto ditë është çarë rruga kryesore, për të sistemuar ujërat e zeza, e cila me gjasë do të mbetet e shkatërruar pasi tubat e ujit të futen në tokë si, një praktikë e njohur tashmë kudo në vend.
Edhe pse disa kosha gjenden për hedhjen e mbeturinave, plastikat dhe kanoçet janë të shpërndara gjithandej dhe krijojnë një imazh shume negativ në sytë e vizitoreve. Megjithë problematikën Alpet mbledhin çdo vit e më shumë turistë, duke shtuar bashkë më ta edhe sfidat për një menaxhim dinjitoz të turizmit në këtë zonë. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38