All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Lleshaj jep detaje nga operacioni i riatdhesimit të 4 fëmijëve dhe gruas së plagosur nga Al-Hol: Gjendja e vogëlushëve, e trishtueshme

All - Paragraf - 1

Lleshaj jep detaje nga operacioni i riatdhesimit të 4 fëmijëve

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë detaje nga operacioni i riatdhesimit të të 4 fëmijëve dhe një gruaje të plagosur nga kampi famëkeq në Al-Hol në Siri.

All - Paragraf - 3

Ministri tha në ‘Open’ se pas shpëtimit të pesë jetëve njerëzore, së shpejti ka shpresa për riatdhesim edhe për 25 të tjerëve nga kampet siriane.  

 Lleshaj tha se operacioni ka një vit që ka nisur dhe ka qenë i komplikuar.

“Është një operacion i nisur para 1 viti, me shpëtimin e Alvin Berishës, ishte mjaft i komplikuar, e kanë qenë të përfshirë, shtete si Libani, Siria, zona e administruar nga kurdët.

U frenua nga pandemia, sot u finalizua faza e dytë, janë përfshirë me qindra njerëz, policia shqiptare. Fatmirësisht, sot 4 jetë njerëzore janë shpëtuar nga ai kamp i ferrit prej kushteve të tmerrshme, dhe nëna e tre prej fëmijëve.

Flitet për 50 persona në total për t’u shpëtuar...

Në Al Hol dhe kampe tjera kemi marrë kontakte fizike me familjet, fëmijët, dhe autoritetet përgjegjëse të kurdëve, sipas burimeve janë rreth 50, kemi kontaktuar 25 prej tyre dhe kemi marrë pesë.

Si është gjendja e gruas?

Plagët janë arsyet e riatdhesimit të saj , pasi për raste tjera nuk kanë pranuar pasi kanë ngarkesa ligjore. Është një rast i veçantë dhe u trajtua si i tillë.

Kur nis faza e dytë?

Riatdhesimi i grupit tjerë që janë kontaktuar fizikisht në terren. Prej një muaji kemi ekip të policisë së shtetit në terren, ka vizituare kampet, ka marrë deklaratat e tyre për ti tërhequr në Shqipëri. presim që ditët ardhshëm ta finalizojnë këtë proces. Nuk përcaktojmë datë fikse pasi na ngatërrojnë.

Ka një motiv humanitarë të madh. Ti sjellim këto fëmijë në Shqipërisë se ata e kanë vendin në vendin e tyre.

Gjendja e fëmijëve janë të trishtuar, është shumë e rëndë ti shohësh. Ata nuk lëvizin, janë rritur nën tutelë të tmerrshme, kërkojnë trajtim shumë.

Do kenë një trajtim të specializuar psikologjik dhe më pas do ketë periudhë riintegrimi në shoqëri.

 

Të fundit