Flash News

E-TJERA

Lleshaj: Në '90-tën nuk u bë ndryshim sistemi, por vetëm përmbysje, njerëzit rreshtohen ideologjikisht

Lleshaj: Në '90-tën nuk u bë ndryshim sistemi, por

"Nuk u bë ndryshim sistemi në vitin 1990, por pati vetëm përmbysje". Kjo sipas ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është arsyeja kryesore pse nuk ecin partitë e reja në Shqipëri, ndryshe nga situata në Kosovë.

Lleshaj u shpreh në "Real Story" se sot ka ngelur e njëjta klimë politike dhe shqiptarët rreshtohen ideologjikisht dhe nuk dëgjojnë nismat e reja.

“Për mua është faji i sistemit, i mjedisit, që është kontaminuar që në krye të herës. Ne nuk bëmë ndryshim sistemi, por përmbysje. Tani ka ngelur që përmbysen dy palët ritmikisht, por duke ngelur e njëjta klimë politike, e majta dhe e djathtë gjithë ditën. Nuk ndodh në botë, e majtë dhe e djathtë nuk i ndesh. Kemi një polarizim ekstrem, që nga 90-a e këtej. Njerëzit rreshtohen ideologjikisht dhe nuk dëgjojnë e shohin nismat e reja. Ne nuk jemi ende në gjendje të vlerësojmë një alternativë, sepse e kemi ruajtur fillimin e kulturës në vend të 90-ës”, deklaroi ish-ministri Lleshaj.

Të fundit