Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Lleshaj: Nuk zgjidhen punët e drejtësisë me supozimin ‘sa më i shtrenjtë një prokuror aq më besnik’
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur rreth operacionit të fundit “Plumbi i Artë” i cili çoi në ‘zbërthimin’ e 8 grupeve kriminale.
I ftuar në studion e “Sot” në Euronews Albania, Lleshaj u shpreh se objektivi i operacionit nuk u realizua, teksa hodhi dyshime që shkak mund të jenë edhe problemet që ka sot Drejtësia.
Sipas Lleshajt, në Shqipëri është krijuar koncepti që një prokuror sa më ‘i shtrenjtë’ të jetë, aq më besnik tregohet me ligjin. Ish-ministri nënvizoi se kriteret e përzgjedhjes nuk duhet të shihen vetëm nga ana materiale.
“Ne besojmë se do t’i zgjidhim punët përmes qasjeve mekanike, duke caktuar prokurorë dhe duke u dhënë rroga të larta dhe duke supozuar që po i blemë shtrenjtë këta do të jenë besnikë të ligjit.
Ne i paguajmë prokurorët më shumë se sa presidenti. Presidenti merr sa gjysma e një prokurori të SPAK-ut apo një oficer i policisë gjyqësore paguhet më mirë se sa ministri i tij. Kemi krijuar një iluzion por kështu nuk zgjidhen punë”, tha Lleshaj.