Flash News

E-TJERA

Lleshaj: Unë s’jam kundër kanabisit mjekësor, do ta luftojmë edhe nëse e legalizojmë

Lleshaj: Unë s’jam kundër kanabisit mjekësor, do ta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në "Opinion"për luftën ndaj kanabisit. Ai tha se nuk është kundër legalizimit dhe përdorimit mjekësor.

Sipas Lleshajt, ka Policia ka bërë goditje masive ndaj këtij fenomeni.

Lleshaj: Sot OKB mori vendimin për mos ta quajtur lëndë narkotike. Edhe pse e kanë për përdorim mjekësor. Ne luftën kundër kanabisit do ta thellojmë dhe nëse nesër Shqipëria do ta legalizojë për përdorim mjekësor. Sepse janë dy çështje që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Komunikimi publik është çështje tjetër.

Gazetarja: Ju ka pyetur kryeministri për legalizimin e kanabisit dhe përdorimin e tij mjekësor?

Lleshaj: Çdo vendim që merret për çështje të tilla i nënshtohen proceseve të diskutimit. Unë nuk kam patur gjë kundër legalizimit dhe përdorimit mjekësor…por është një çështje e pambyllur akoma.

Gazetarja: Ju keni deklaruar se fenomeni i kanabisit është i vdekur, i qendroni?

Lleshaj: Po.

Gazetarja: Atëherë si ka mundësi që shifrat e prokurorisë flasin për fenomen të kanabizimit në rritje. Në prokurorinë e Krujës janë procedime penale të njejta me 2016. Në Prokurorinë e Posaçme ka procedime për punonjës të policisë. Atëherë ka kanabis masiv?

Lleshaj: Jo, ka goditje masive. Të gjitha procedimet e prokurorisë janë të inicuara nga ne. Shifrat e procedimeve janë më shumë, sepse janë goditur më shumë. Më shumë goditje më shumë procedime.

 

 

Të fundit