Flash News

E-TJERA

Llogara/ U përjashtua nga policia, foto e ish-efektivit të "Shqiponjave" që u dogj sot në makinë

Llogara/ U përjashtua nga policia, foto e ish-efektivit të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e “Qafës së Llogarasë”, ku brenda një automjeti tip BMW u gjet trupi i pajetë dhe i djegur i Artjol Xhelos, 32 vjeç, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Viktima, i cili shfaqet edhe në foton e publikuar, ishte banues në fshatin Banaj, Bashkia Dimal.

Xhelo kishte shërbyer për disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Burime bëjnë me dije se gjatë periudhës së shërbimit ai kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe episode depresive, çka solli transferimin e tij në vitin 2023 në Postën e Policisë Poliçan.

Gjatë kësaj kohe, ish-efektivit i humbi arma e shërbimit dhe pas vendosjes së masave disiplinore, ai u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit, pa paraqitur dorëheqje vullnetare.

Sakaq, sot trupi i tij u gjet i djegur në sediljen e shoferit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

 

Të fundit