Flash News

E-TJERA

Llogaritja e parave sipas votave, aleatët e Bashës i drejtohen Gjykatës Kushtetuese: Të ndryshohet formula

Llogaritja e parave sipas votave, aleatët e Bashës i drejtohen

Me ndryshimin e ligjit zgjedhor, partitë e vogla opozitare pas humbjes në zgjedhje rrezikojnë të ardhurat që mund të përfitojnë nga shteti.

Pesë aleatët e Lulzim Bashës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenin 88 të Kodit Zgjedhor i cili parashikon mënyrën e re të përllogaritjes së votave të partive garuese në koalicion, edhe kur ato nuk kanë prodhuar mandate, që praktikisht përkthehet në shumën e parave që marrin nga buxheti i shtetit.

Kjo pasi ligji parashikon se partitë pjesëmarrëse në koalicion i përllogaritet numri i votave në bazë të numrit të mandateve dhe kandidatët që nuk thyen herësin, nuk iu llogariten votat e marra dhe si i tillë përjashtohen edhe nga mbështetja financiare.

“Votat që një parti ka marrë në një zonë zgjedhore ku nuk ka prodhuar deputetë nuk përkthehet në mbështetje financiare. Kjo shkelje e barazisë para ligjit është shkelje kushtetuese.

Ai subjekt që siguron vota duhet të marrë financimin përkatës”, thotë Dardan Mustafa, avokat i Partisë Republikane.

Këto ndryshime u miratuan në 5 tetor 2020 dhe ishin pjesë e ndërhyrjes që mazhoranca bëri me dakordësinë e opozitës parlamentare, ndërsa ajo jashtë Kuvendit i denoncoi si të njëanshme.  

 

Të fundit