Flash News

E-TJERA

Lojëra fati në mjedisin e një pallati/ Policia arreston 3 persona, klientit i gjen kokainë; sekuestrohen mbi 20 mijë €

Lojëra fati në mjedisin e një pallati/ Policia arreston 3

Policia e Tiranës ka vijuar operacionin "Fati i lojërave", duke vënë në pranga tre persona. Uniformat blu kishin informacione se në rrugën "Konferenca e Pezës", në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë: A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë. Sipas policisë, ambienti ishte marrë me qera nga shtetasi V. M., dhe punonjës ishte A. M.

Policia kapi në flagrancë 14 persona, të cilët po luanin lojëra të fatit, ndërsa njërit prej tyre iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Ky operacion çoi në sekuestrimin e 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni "Fati i lojërave" . Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve. Sekuestrohen 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.
 Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën "Konferenca e Pezës", në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.
 Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Të fundit