Flash News

E-TJERA

Lojërat Olimpike/ Xhudistja kosovare kualifikohet për në gjysmëfinale, vëllai i saj vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë

Lojërat Olimpike/ Xhudistja kosovare kualifikohet për në
Nora dhe Akil Gjakova


Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur të shkojë në gjysmëfinale. Ajo ka mundur sllovenen, Kaja Kajzer në çerekfinale. Më herët ajo mundi holandezen Sanne Verhagen, kategoria deri në 57 kilogramë, në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ndërsa i vëllai i saj, Akil Gjakova që gjithashtu garon në Lojërat Olimpike nuk arriti të kalonte në gjysmëfinale, pasi u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir. Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit.

Të fundit