Flash News

E-TJERA

Lojtarët e Seria A dominojnë në Euro 2020; 18 gola të shënuar dhe 9 çmime "Lojtari i Ndeshjes" deri tani

Lojtarët e Seria A dominojnë në Euro 2020; 18 gola të

Lojtarët e Serie A po dominojnë deri tani në Euro 2020, me 18 nga 55 gola të shënuar në total dhe 9 nga 24 çmimet në total "Lojtari i Ndeshjes".

Teksa kemi përfunduar xhiron e dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve dhe mund të fillojmë të shohim disa statistika që shfaqen në turne.

Nga 55 gola të shënuar, 18 prej tyre u ishin kredituar lojtarëve që aktualisht po luajnë në kampionatin italian Serie A. Më konkretisht përfshihet ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë deri tani me tre gola së bashku me ish-sulmuesin e Romës dhe Sampdoria, Patrik Schick.

Pjesë e listës është dhe Ciro Immobile i Lazios, sulmuesi i Interit Romelu Lukaku dhe mesfushori i Sassuolo Manuel Locatelli me nga dy gola secili

Lojtarët e tjerë të Serie A në listë me nga një gol janë Milan Skriniar (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Robin Gosens (Atalanta), Aaron Ramsey (Juventus), Ivan Perisic (Inter), Alvaro Morata (Juventus), Goran Pandev (Genoa), Aleksei Miranchuk (Atalanta) dhe Karol Linetty (Sampdoria).

Statistikat gjithashtu bëjnë përshtypje kur bëhet fjalë dhe për çmimet "Lojtari i Ndeshjes", pasi në 24 ndeshje të luajtura deri më tani, nëntë nga fituesit kanë qenë lojtarë të Serie A.

Ata janë Leonardo Spinazzola (Roma), Christian Eriksen (Inter), Lukaku dy herë (Inter), Skriniar (Inter), Ronaldo (Juventus), Locatelli (Sassuolo), Miranchuk (Atalanta) dhe Gosens (Atalanta).

Të fundit