Flash News

KRYESORE

Lokalet bien një e nga një, fundjava kthehet në makth/ Tirana pa qetësi, shembjet s’ndalen as gjatë pushimeve

Lokalet bien një e nga një, fundjava kthehet në makth/ Tirana pa

Politiko.al

Prej disa ditësh, banorët e kryeqytetit, sidomos ata që jetojnë pranë zonave ku po zhvillohen shembje objektesh, janë përballur me një situatë shqetësuese: prishjet e lokaleve, fastfood apo zgarave/restoranteve po kryhen në çdo orë të ditës dhe të mbrëmjes, duke shkaktuar jo vetëm ndotje akustike, por edhe stres të shtuar për qytetarët.

Këto shembje vijnë me urdhër të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama, me qëllimin për të liruar hapësirat publike të zëna .

Lokalet bien një e nga një, fundjava kthehet në makth/ Tirana pa

Dëshmitarët shprehen se fadromat kanë hyrë në lagje që herët në mëngjes apo edhe pas orës 22:00, duke lënë banorët pa gjumë dhe të tronditur nga zhurma.

Lokalet bien një e nga një, fundjava kthehet në makth/ Tirana pa

“Dhe sot që është e diel, isha pushim nga puna, mendova do fle deri nga ora 10. Por jo, sapo ora ka shkuar 6 e 30 nisën zhurmat poshtë pallatit ku po çmontoheshin 2 lokale,” – tregon një banore e zonës së Astirit.


Veçanërisht të goditur ndihen ata qytetarë që sapo kishin investuar në hapjen e një biznesi – me kredi, me djersë, me shpresën për të ndërtuar diçka në vendin e tyre.

Lokalet bien një e nga një, fundjava kthehet në makth/ Tirana pa

Theth/ Po shembet tradita, jo vetëm gurët

Në një nga destinacionet më të dashura turistike të Shqipërisë, Thethin, prej javësh ka nisur një fushatë prishjesh të ndërtimeve– bujtina, objekte akomoduese dhe ndërtime shtesë të ngritura nga vendasit për të përballuar fluksin turistik.

IKMT, e shoqëruar nga forcat e policisë, ka ndërhyrë me urdhër të qeverisë për të “rregulluar situatën urbanistike” në një zonë të mbrojtur.

Por reagimi i banorëve ka qenë i ashpër: ata ndihen të tradhtuar nga institucionet që për vite me radhë i kanë inkurajuar të investojnë në turizëm rural, dhe sot po u shembin mundin, pa ofruar zgjidhje.



Revolta e tyre mbështetet edhe nga qytetarë e figura publike, që kërkojnë mbrojtje për Thethin si pasuri kulturore dhe jo si “tokë e lirë” për investime më të mëdha në të ardhmen.

Kritikët dyshojnë se pas këtyre ndërhyrjeve fshihen interesa për të hapur rrugë ndërtimesh të reja komerciale, duke shkatërruar identitetin dhe stilin unik të zonës.

Ndërkohë, qeveria vijon aksionin duke theksuar se çdo ndërtim pa leje në zonë të mbrojtur do të shembet, pavarësisht protestave./ N.Fero

Të fundit