Flash News

E-TJERA

Londër/ Shqiptari vret me thikë shqiptarin, i akuzuar për vrasjen një 21-vjeçar

Londër/ Shqiptari vret me thikë shqiptarin, i akuzuar për vrasjen

Një shqiptar është vrarë me thikë nga bashkëkombasi i tij në veri të Londrës. Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur Bledi Petraj 37 vjeç, është dërguar në spital me plagë të rënda.

Siç raportojnë mediat angleze, 37-vjeçari ka ndërruar jetë një ditë më vonë në spital. I akuzuar për vrasjen e shqiptarit është Kozma Papa 21 vjeç.

Papa u arrestua nga oficerët e Met në një makinë e cila u ndalua në Hertfordshire të dielën.

21-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Willesden të martën. Motivet e vrasjes së Petrajt mbeten ende të paqarta për autoritetet.

Të fundit