Flash News

E-TJERA

Lorenc Kosta u njoh në punë me gruan e Goxharës, pse e qëlloi efektivi drejtorin e ERE-s

Lorenc Kosta u njoh në punë me gruan e Goxharës, pse e

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja ditën e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku oficeri i policisë Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën, drejtor në ERE.

Top Channel shkruan se arsyeja për plagosjen është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar.

Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

Ditën e djeshme Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën. Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për vendodhjen e tij.

Të fundit