Flash News

E-TJERA

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS/ Hidhet shorti, kush është trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin

LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS/ Hidhet shorti, kush
Foto ilustruese

Trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së kundër vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për qarkun e Beratit do të përbëhet nga: Emona Muci, Manjola Xhaxho, Asim Vokshi, Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka dhe relatore Manjola Xhaxho.

Shorti është hedhur mëngjesin e sotëm. Një ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për Beratin.

LSI nuk pranon vendimin e KAS-it për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

Pas rinumërimit të 114 kutive, LSI u rrit me 15 vota, ndërsa PS u ul me 18 vota. Në total forca e drejtuar nga Monika Kryemadhi ngushtoi diferencën në 58 vota me PS-në, por nuk ishin të mjaftueshme që PS të zbriste në 4 mandate në Berat dhe mandati t'i shkonte LSI-së.

LSI vijon të pretendojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë manipuluar, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.

Të fundit