Flash News

E-TJERA

“LSI është dëmtuar”, Meta kritika për partinë: Ka marrë vendime të gabuara

“LSI është dëmtuar”, Meta kritika për

Presidenti Ilir Meta është treguar kritik me partinë e tij, duke vënë në dukje se LSI është dëmtuar.

Në një intervistë për “Quo Vadis”, Meta u shpreh se LSI ka marrë disa vendime të gabuara siç ishte djegia e mandateve, që sipas tij ishte në kundërshtim me mënyrën se si është ndërtuar si forcë politike.

“LSI është dëmtuar, në radhë të parë ka ardhur prej vetë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo ka marrë disa vendime nga pikëpamja strategjike tepër të gabuara. Nuk i takonte të linte mandatet e deputetëve. Është tërësisht në kundërshtim me mënyrën si është ndërtuar kjo forcë politike. LSI ka marrë disa vendime strategjike shumë të gabuara. Për me tëpër është e vështirë të marrësh vota duke thënë votoni për një kandidat tjetër për kryeministër”, tha Meta.

Të fundit