Flash News

E-TJERA

"LSI ka figura të papërfolura", Mehmetaj përplaset me moderatoren për blerjen e votave: Jeni të njëanshëm

"LSI ka figura të papërfolura", Mehmetaj përplaset me

Ish-deputetja e LSI-së, Keidi Mehmetaj është përplasur me moderatoren Sidorela Gjoni në emisionin "Breaging" në Top News, pasi kjo e fundit i ka përmendur videon ku kandidati i LSI-së, Etion Joka shfaqej duke blerë vota.

Gjoni e përmendi këtë, kur Mehmetaj tha se LSI ka patur kandidatë të papërfolur për raste korrupsioni. Ish-deputetja e LSI-së tha se atë video e ka nxjerrë Top Channel, duke i akuzuar për njëanshmëri.

Gazetarja: Sa meritokraci ka Brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju, është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të njëanshëm prandaj, I kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votave.

Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votive te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të papërfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.

Të fundit