Flash News

E-TJERA

LSI kërkoi shtyrje të seancës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën, mblidhet për të vendosur për Shkodrën

LSI kërkoi shtyrje të seancës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon
Kolegji Zgjedho

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e PD për pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër.

LSI kërkoi shtyrjen e seancës së sotme, pasi mungonte përfaqësuesi i partisë së saj, por Kolegji e rrëzoi këtë kërkesë. Kolegji Zgjedhor u shpreh se kërkesa e LSI-së nuk bazohet mbi një shkak ligjor.

Nga ankimimet e shqyrtuara deri më tani Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI. Këto të fundit ankimuan në këtë institucion vendimet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, por Kolegji deri më tani ka marrë vendime të së njëjtës linjë me KAS-in.

Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë edhe kërkesën e partisë Demokratike për përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët që janë pjesë e këtij institucioni. PD e depozitoi kërkesën me argumentin se  nuk sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm.

Të fundit